AOGJSH: Jemi të gatshëm të japim kontribut personal në shuarjen e korrupsionit

    Jemi të gatshëm si sindikatë të japim kontributin tonë në luftën kundër korrupsionit dhe jemi në dispozicion të Qeverisë për të kontribuar bashkërisht në luftën kundër kësaj të keqe të shtetit, por me deklarata të tilla nuk duhet të karakterizohet administrata, theksoi kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve – AOGJSH, Peco Grujovski në konferencën e sotme për shtyp me rastin e deklaratës së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev se ka nuk ka korrupsion në nivelet e larta të pushtetit, por që është zbuluar në eshalonin e tretë – administratën.

    “Kjo është e tmerrshme dhe të gjitha fajet për situatën, korrupsionin dhe joefikasitetin në punë i ngarkohen vetëm një kategorie të punëtorëve. Nuk mund të përgjithësohet. Kjo është duke përgjithësuar dhe drejtuar gishtin vetëm në një kategori. Ndoshta reagimi i anëtarëve tanë do të ishte më i butë nëse do të ishte theksuar se ka korrupsion në të gjitha nivelet e pushtetit. Korrupsioni i lartë është midis drejtuesve të lartë. Nuk mund ta marr me mend nëse deklarata është një gabim i kryeministrit, por për një kohë të gjatë ndodh që të sulmojë administratën. Ne do të kërkojmë një takim jo vetëm për këtë, por edhe për çështje të tjera për të cilat duam të negociojmë me Qeverinë si sindikatë përfaqësuese”, tha Grujovski.

    Sipas njohurive tona, potencoi Grujovski, mbi 95 përqind e nëpunësve civilë kanë një pagë nën mesataren e vendit.

    “Dy kategori të Ligjit për nëpunësit administrativë janë tashmë nën pagën minimale me të ardhurat e tyre, dhe me korrigjimin e ardhshëm të pagës minimale, sipas njohurive tona, rreth 40 deri 50 përqind e administratorëve do të jenë deri në pagën minimale ose nën paga minimale, dhe siç ndodh diku dhe ajo nuk paguhet”, tha ai. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria i miratoi protokollet për akomodim në konviktet e nxënësve dhe studentore

    Lajmi i rradhës

    Rimëkëmbja ekonomike vështirë të arrihet pa punësime të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë