Apasiev ironizon dorëheqjen e Zaevit: Kalanë e jep, Grubin nuk e jep

    Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, mbrëmë në stilin e tij me një dozë sarkazme komentoi sërish dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Nistori.

    “Kale e jep, Grubi nuk e jep”, ka shkruar Apasiev në rrjetet sociale.

    Ai dje e quajti Zaevin “haxhi pishman”.

    Ndryshe, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se dorëheqja e Zaevit ka qenë e nxituar. Partnerët e koalicionit të LSDM-së dje konfirmuan se shumica qeveritare është stabile dhe se Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vanhoutte flet mbi zgjedhjet lokale, dorëheqjen e Zaevit, sistemin jofunksional dhe politikën e klientelizmit

    Lajmi i rradhës

    Sindikata e policisë në RMV kërkon rritje të pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë