Apasiev: Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë

    Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

    Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës.

    “Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Apasiev.

    Ndryshe, apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.

    Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Prej sot shtrenjtohet ngrohja qendrore për 15 për qind

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Kosovës me masa emergjente për energji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë