Apeli shqyrton ankesën e Almir Derplanit për rastin “Alfa”, pritet që lënda të kthehet në shkallën e parë

    Gjykata e Apelit shqyrtoi ankesën e Almir Derplanit, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

    Seanca gjyqësore u mbajt pas disa anulimeve, ndërsa avokati mbrojtës pret që vendimi i shkallës së dytë të jetë gati brenda 30 ditëve të ardhshme.

    “Pres që të sjellin vendim të drejtë dhe relevant, vendim i cili do të hap rrugën për kthimin e lëndës në shkallën e parë me qëllim që të vendoset mbi kërkesën për rigjykim të Agim Islamit. Uroj që të mundësohet edhe bashkimi i lëndës derisa kjo mund të ndodhë, dhe të sillet vendim për lirimin e të akuzuarve”, tha Asmir Alispahiç, Avokat.

    Pas vendimit të Apelit, hapet rruga për rigjykimin e rastit Alfa, derisa Gjykata Penale do të merr për bazë ekspertizën e përgatitur në Serbi si provë të re materiale.

    Nga kjo gjykatë disa herë ishin prononcuar se nevojitet kompletimi i dokumentacionit, për shkak se Derplanini është gjykuar ndaras nga Agim Islami dhe Rexhail Qerimi tashmë i ndjerë, që të mundet ekspertiza të vlerësohet dhe rasti të shkon në rigjykim.

    Në ekspertizë është konstatuar se personat e dënuar për vrasjen e policit në vitin 2008 në Shkup, nuk janë autorët e vërtetë të krimit. Agim Islami vazhdon të vuaj dënimin e përjetshëm me burg, ndërsa Rexhail Qerimi ndërroi jetë brenda burgut duke pritur drejtësi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita: Qeveria të japë përgjegjësi për raportin e DASH

    Lajmi i rradhës

    Hendbollisti kroat u pranua në spital pa rrahje të zemrës! Mojsova: E kishim të pamundur ta mbajmë në jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë