Apple dhe Meta gjobiten për shkelje të ligjit të BE-së

    Apple u gjobit me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) të mërkurën dhe Meta me 200 milionë euro.

    Kjo erdhi pasi rregullatorët antitrust të Bashkimit Europian dhanë sanksionet e para sipas legjislacionit historik që synon të frenojë fuqinë e Big Tech, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Por gjobat e BE-së mund të nxisin tensionet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

    Kjo pasi që ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që penalizojnë kompanitë amerikane.

    “Sanksionet” vijnë pas një hetimi njëvjeçar nga Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, nëse kompanitë janë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

    Ai kërkon të lejojë rivalët më të vegjël në tregjet e dominuara nga teknologjia e madhe. 

    Lajmi Paraprak

    Shtyhen bisedimet për paqe në Ukrainë mes ministrave të Jashtëm në Londër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë