Aprovohet largimi i orës policore në Kosovë

    Foto: Fitim Sopjani

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes. 

    Lajmin ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

    “Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi për Express.

    Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00.

    “Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi. 

    Lajmi Paraprak

    A do të marrë fund sot sundimi i Bashar al-Asad?!

    Lajmi i rradhës

    Roth: Është koha e fundit që BE tradhton premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësim me RMV dhe Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë