Është koha e fundit që Bashkimi Europian t’I përmbushë premtimet dhe t’I fillojë negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thotë ministri shtetëror gjerman për Europë, Mihael Roth, i cili sot vjen për vizitë dyditëshe në Shkup, përcjell Nistori.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Roth ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane.
“Koha e fundit që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, ka shkruar Roth.