Arben Taravari kërkon qeveri teknike

    Foto: Emir H.

    Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në Facebook kërkon formimin e një qeverie teknike, me qëllim të daljes së vendit nga siç shkruan ai “gjendja emergjente”.

    “Duke e konsideruar gjendjen më emergjente se kurrë, zgjidhje optimale dhe e vetme del formimi i një qeverie Teknike!
    Pa bërë gara partiake, sepse deri tani kemi kuptuar që garat partiake manipulohen dhe nuk ka një Fitues por ka një Të Fituar…gjuha shqipe na lejon tepër qartë e shkurt ta bëjmë dallimin midis këtyre dy koncepteve krejt të ndryshme!
    Është e domosdoshme që inatet partiake të dalin jashtë zyrave vendimarrëse, jashtë mureve të selive pushtetare, dhe të fillojë të funksionojë një kabinet qeveritar që do të mbushë xhepat e qytetarëve dhe jo xhepat e tyre personalë.
    Ndërhyrje imediate profesioniste kërkohet në këto vatra që rrezikojnë gjithë vendin:
    1. Korupsioni
    2. Papunësia
    3. Arsimimi
    4. Shëndetësia
    5. Administrata
    Kur them administrata nuk duhet të nënkuptojmë më taktikën e deritanishme “parti e re në pushtet-fis i ri në punë”, por të investohet tek secili që është i punësuar për kualifikim gjithnjë e më të mirë”, shkruan mes tjerash Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Caktohet numri i lëndës për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Është herët për të folur për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë