Arbër Ademi cilëson si të rreme informacionet se do të humbet gjuha dhe identiteti maqedonas

    Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve të grupeve të punës së partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se gjuha maqedonase është e garantuar dhe e barabartë me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian. Ai i cilësoi si të rreme informacionet se do të humbet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se ka njerëz që po i përhapin me qëllim këto informacione të rreme.  

    “Është gjë e mire që u ulëm rreth propozimit francez. Mos ndikohemi nga lajmet e rreme, po shpërndahen lajme të rreme. Këta janë persona që nuk i duhen shoqërisë. Ne solidoralizohemi me bashkëqytetar tanë maqedonas, por gjuha maqedonase është e garantuar dhe e barabartë dhe ka të njëjtin status që ka gjuha gjermane apo gjuha frënge. Kemi një kornizë negociuese ku gjuha maqedonase është më se e barabartë. Nëse e pranojmë propozimin francez do të fillojmë menjëherë negociatat dhe protokolli nuk është në kornizën neguciuese. Ky është shansi i fundit për ne, është shans unik, nuk duhet ta lëshojmë”- tha Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Aziri: Ky është shansi ynë i fundit për të kapur trenin në Europë

    Lajmi i rradhës

    “Reagimi i RMV-së ndaj propozimit francez është shqetësues”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë