Arifi: Arsimi gjithmonë për ne ka qenë i rëndësishëm

    Teuta Arifi sot para mediave në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore shpalosi pjesën e programit që ka të bëj me arsimin dhe me zhvillimin e procesit mësimor, njofton Nistori.

    “Për ne gjithmonë ka qenë një prioritet shumë i rëndësishëm zhvillimi sa më i madh dhe përparimi i procesit arsimor si në kuptimin infrastrukturor ashtu edhe në kuptimin e kualitetit të mësimdhënies. Gjatë peridhës së kalur kemi arritur të realizojmë më shumë projekte, normalisht në bashkëpunim intenziv me qeverinë janë kompletuar katër salla sporti vlera e të cilave ka arritur prej 60 milionë denarësh” deklaroi para mediave Teuta Arifi.

    Arifi theksoi se në bashkëpunim me menaxhuesit e shkollave të tjera kanë bërë rikonstruim infrastrukturor në të gjitha shkollat pa përjashtim. Plani i katër viteve në vijim është të përfundohen të gjitha procedurave të shkollës në fshatin Sellcë, si dhe edhe disa shkolla që nuk kan salla sporti të pajisen me salla sportive, digjitalizimi i plotë i procesit mësimor, shtimin e numrit të shkollave me kompletim me inverterë për nxemje.

    Nistori: A mund ta dinë banorët e fshatit Sellcë se kur do të jet gati shkolla?

    “Mjetet në buxhetin shtetëror janë të parapara, nëndërkohë në planin i cili punohet ka pasur disa aspekte juridike dhe procedurale të cilat janë në tejkalim e sipër dhe me ridhënien e lejes dhe me plotësimin e disa procedurave të tjera nuk do të ketë asnjë pengesë që mi nistria e arsimit të shpallë procedurën për furnizim publik për shkollën në sellcë” Teuta Arifi kandidate për komunën e Tetovës.

    Nistori: “Deadline” për shkollën në Sellcë?

    “Ajo është me rëndësi procedura të përfundoj mandej gjërat ecin para, sikur rastet tjera” deklaroi Arifi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfar përjeton njeriu kur lufton me sëmundje mendore?

    Lajmi i rradhës

    Nga viti në vit po humbet dinjiteti i mësimdhënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë