Arifi: Kemi punuar fortë dhe kemi investuar shumë në qytetin e Tetovës

    Kandidatija e BDI-së, edhe për një mandat në krye të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “Programi 200”, ka thënë se para tetë vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë, derisa tha se gjatë mandatit të saj ka punuar fort që të ndërtojë ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit. Arifi ka thumbuar Kasamin duke i replikuar se ajo e kupton nevojën për të qenë nihilist dhe mohues për sa i përket projekteve të realizuara nga ajo.

    Arifi premtoi se do të vazhdojnë tutje me investime në ujësjellës

    “Ajo që dua të përkujtojë është se para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë. Kemi punuar fortë dhe kemi investuar shumë në këtë drejtim, duke ndërtuar ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit dhe duke vazhduar tanimë, me krahë të tjerë të këtij ujësjellësi. Sot flasim për defekte të ujësjellësit e jo për mungesë të ujësjellësit”, është shprehur Arifi.

    Lajmi Paraprak

    Sali Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Teuta Arifi ka dështuar t’i realizojë premtimet në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë