Dy kandidatët që shkojnë na balotazh më 31 tetor në komunën e Tetovës, Teuta Arifi e BDI-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa kanë debatuar në kuadër të emisionit “200”. Arifi tha se katër vitet e ardhshme përkushtimi i komunës do të jetë në infrastrukturë. Kasami ka thënë se Tetuta Arifi ka dështuar për dy mandate që t’i realizojë projektet dhe premtimet e dhëna.
Ai në lidhje me këtë, u shpreh i bindur se me të në qeverisje të kësaj komune, do të ndodhë e kundërta dhe se sipas tij, do të ketë fonde të mjaftueshme.
“Sigurisht që për dy mandate Teuta Arifi dështoi që t’i realizojë projektet dhe premtimet e bëra, gjithmonë përderisa ajo nuk do ta tregojë të vërtetën për bulevardin, unë do të jem i detyruar të tregojë se njëri nga bulevardet nuk është hapur në bazë të planit urbanistik. Ne me një konsiludim të buxhetit të Komunës së Tetovës, do të sigurohen mjete shtesë për financimin e projekteve të cilat i ofrojë unë, do të sigurojmë mjete edhe me projekte nga fondet qeveritare dhe donatorët ndërkombëtar. Garantoj se për të gjitha projektet që kam premtuar do të sigurojë fonde të mjaftueshme”, ka pohuar Kasami.