Armë, mjete eksplozive, radio lidhje dhe simbole të njësive ruse – Sveçla jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri

    Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka paraqitur gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist.

    “Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të serbisë, u zbulu sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, unfirmorma. Ka shenjë dalluse të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.

    Tutje ai shtoi se ka pasur edhe “pajisje të formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë më shkaktimin e sulmeve terroriste”.

    Ministri shtoi tutje se “Ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë future edhe vetura tjera me armatim. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm UEFA mund ta ndalë Real Madridin me strategjinë e re për t’i rritur fondet

    Lajmi i rradhës

    Marrëdhënia Shqipëri – Serbi jo normale pa lirimin e policëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë