Arrestohen gjashtë persona në Tetovë – u është gjetur kokainë gjatë kontrollit

    Fotografia: Ilustruese

    Policët e SPB Tetovë dje nga ora 19:30 deri në ora 22:00, pas kontrollit në një lokal në Tetovë, kanë arrestuar gjashtë persona. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, u janë gjetur 25 paketime me kokainë dhe marihuanë.

    Sipas policisë, nga liria janë privuar N.S. (31) G.S (24), S.A (33) nga Tetova, M.A (37) nga fshati Poroj, S.S (29) dhe S.S (36), që të dy nga Shemshova dhe pronarë të lokalit.

    Të arrestuarit janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, sa shpejt do të shkojnë në shkolla fëmijët ukrainas?

    Lajmi i rradhës

    Reja flet për listën e Shqipërisë si dhe lojtarët e rinj që kanë marrë për herë të parë ftesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë