Arrestohen politikanë, biznesmenë dhe inspektorë

    Politikanë, biznesmenë dhe inspektorë janë në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mëson “360 Gradë.

    Sipas informatave jozyrtare, aksioni zbatohet prej mëngjesit në disa lokacione në Shkup dhe rrethinë. Deri tani janë arrestuar gjashtë ose shtatë persona, por me padinë penale janë të përfshirë më shumë.

    Sipas informatave fillestare, është arrestuar edhe Ismet Guri, anëtar i BDI-së, i cili u dënua rastin “Titanik 3” me 3.5 vjet burg për parregullsi zgjedhore. Gjithashtu është arrestuar edhe djali i Gurit. Sipas mediumit, janë arrestuar edhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ku Guri ishte zëvendësdrejtor. Arrestimet janë për shkak të dyshimit për larje parash.

    Nga Prokuroria për “360 Gradë” konfirmojnë se kanë realizuar aksion nën udhëheqjen e prokurorit të kësaj Prokurorie, por tani për tani nuk japin informata shtesë për aksionin në fjalë.

    Aksionin e konfirmojnë edhe nga MPB.

    “Për momentin kemi bastisje që kanë filluar në mëngjes në më shumë lokacione në Shkup, por edhe në rrethinë. Ka më shumë të arrestuar. Aksioni është në bashkëpunim me Prokurorinë. Bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal”, thonë nga MPB, duke paralajmëruar detaje më vonë.

    Përndryshe, Guri, vetëm para dy ditësh u pa në mesin e krerëve “Grupit të Zjarrit”, gjegjësisht fraksionit të BDI-së, të cilët paralajmëruan se do të formojnë parti të re, pasi që në BDI nuk kanë hapësirë për t’i shprehur kërkesat e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Anët pozitive të marrjes së përditshme të multivitaminave

    Lajmi i rradhës

    Singapori rrëzon nga froni Japoninë, mban epitetin e shtetit me pasaportën më të fuqishme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë