Arrestohen qindra njerëz nga protestat e së shtunës në Rusi

    Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet derisa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të ri të Rusisë vazhdojnë në të gjithë vendin, ka thënë një grup i pavarur për të drejtat e njeriut.

    OVD-Info tha se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën, transmeton Telegrafi.

    Protesta të gjera kanë shpërthyer që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet për të mobilizuar 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

    Vendimi i Putinit për të rekrutuar civilë në ushtri ka shkaktuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar në demonstratat në fillim të kësaj jave.

    Në Moskë, agjencia e lajmeve AFP raportoi dëgjoi një protestuese duke bërtitur “ne nuk jemi mish topash” ndërsa ajo u arrestua nga oficerët.

    Dhe në Shën Petersburg, qyteti i dytë i Rusisë, një burrë iu tha gazetarëve: “Unë nuk dua të shkoj në luftë për Putinin”. 

    Lajmi Paraprak

    Gjendja e keqe e rrugëve dytësore në Tetovë, Kasami thotë se në vitin 2023 do të riparohen të gjitha

    Lajmi i rradhës

    Nga 45 minuta me traget në vetëm 7 me tren ose 10 me makinë – Gjermania dhe Danimarka me tunelin më të gjatë nënujor në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë