Arrestohet Millan Radoiçiq

    Millan Radoiçiq i cili pranoi se ishte i pranishëm dhe ishte organizatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është arrestuar, raporton N1.

    Sipas raportimit të N1 dhe mediave të tjera serbe si “Danas”, “RTS”, Radoiçiq është arrestuar dhe është ndaluar nga policia për 48 orë.

    Madje në banesën e tij dhe disa objekte të tjera është kryer edhe një kontrollë nga ana e policisë.

    N1 raporton se Radoiçiq është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

    Milan Radoiçiq ka pranuar zyrtarisht me anë të një letre se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Basnjkë të Komunës së Zveçanit, ku u vra një rreshter i policisë e u plagos një tjetër.

    Letrën e Radoiçiq e lexoi para mediave, avokati i tij Goran Petronijeviq.

    “Njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, nga Kurti e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time aty” – thuhet në letrën e Radoiçiqit.

    “Kthimi im në veri nuk kishte të bënte me punën time në veri me Listën Serbe, andaj jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe” – thuhet në letrën e Radojiçiq.

    Avokati Petronijeviq tha se nuk ka arritur që të shoh pamjet që janë transmetuar se klienti i tij ka qenë pjesë e grupit që mori pjesë në sulmin e 24 shtatorit.

    Por ajo çka konfirmoi avokati Petronijeviq është se Milan Radojiçiq nuk ka qenë i plagosur dhe nuk është trajtuar në aspektin shëndetësor.

    “Unë nuk mund të gjykoj asgjë, sepse këtë incizim fatkeqësisht as nuk e kam parë, për sa i përket gjendjes shëndetësore, as nuk ka qenë i plagosur as nuk ka qenë i trajtuar” – tha avokati Petronijeviq.

    Avokati i Radojiçiq nuk po pranon të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve të cilat lidhen me armatimin dhe organizimin e sulmit terrorist të mbi 30 personave në Banjskë të Zvecanit.

    Radojiçiq ka shkruar se meqenëse aty nuk ishte në kuadër të Listës Serbe jep dorëheqje nga pozita e tij në këtë parti politike që funksionon në Kosovë.

    “Jap dorëheqje të parevokueshme në vendin e nënkryetarit të Listës Serbe. Jam i gatshëm që në lidhje me këto ngjarje tu përgjigjem ftesës së organeve të Serbisë. Rroftë Serbia. Millan Radojiçiq”- kjo është deklarata e tij.

    Në këtë sulm terrorist u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Mjekët në Manastir paguheshin për kujdestari edhe kur nuk punonin

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Po, propozim ligjit për amnisti, por jo në formën që është prezantuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë