Arrihet marrëveshja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Librave Amë

    Ministria së Drejtësisë dhe Drejtoria e Librave Amë tashmë kanë arritur një marrëveshje.

    Konkretisht është dakorduar për rritjen e pagës me 30 për qind.

    Ndërsa protesta që ishte parashikuar për sot për në orën 15:00 para parlamentit është shtyrë.

    “Kemi arritur marrëveshje për sa i përket kontratave kolektive dhe deri nesër do të dërgohet pranë Ministrisë së Financave. Protesta që ishte parashikuar në orën 15:00 do të shtyhet për javën që vjen por do të presim njëherë nga Ministria e Financave. Kemi rënë dakord për rritje 30 për qind si dhe pagesa e K-15. Këtë muaj arrijmë pagën minimale. Ndërsa greva vazhdon, vetëm se protesta është shtyrë”, thanë nga sindikata.

    Lajmi Paraprak

    “Nuk mund të heqim veton ndaj RMV-së para muajit qershor”

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë