Arrihet marrëveshja për pagën minimale në 18 mijë denarë

    Është arritur marrëveshje mes Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatës për rritjen e pagës minimale në 18 000 denarë, mëson Alsat, përcjell Nistori.

    Marrëveshja vjen pas një sërë takimesh midis përfaqësuesve të sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë. Takimi është ende në vazhdim. Pas përfundimit të takimit janë njoftuar deklarata për media.

    Para takimit, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski tha se paga minimale duhet të rritet në 18,000 për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. Punëdhënësit ranë dakord për një shumë më të vogël dhe kërkuan subvencione nga shteti.

    Javën që lamë nuk u arrit asnjë marrëveshje për rritjen e pagës minimale pas takimit të dytë mes sindikatave, punëdhënësve dhe qeveritarëve. Sindikatat akuzuan punëdhënësit se kanë bërë propozime joserioze dhe në vend që të shohin më të mirën për punëtorët, kanë parë vetëm interesat e tyre. 

    Lajmi Paraprak

    Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Është arritur marrëveshja për pagën minimale prej 18 mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë