Si të silleni me një fëmijë belbëzues

    Igresa Duka, logopede

    Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepërtë dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranuesdhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mostallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohennga shoqëria.

    Përpiquni

    • Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë

    • Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija

    • Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoronibelbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës

    • Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit

    • Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë

    • T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që popërpiqet të thotë

    • Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhepërkeqësojnë belbëzimin

    • Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet

    Strategji në ndihmë të mësuesit

    • Përshtatja e mjedisit

    • Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm nëprocesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhenë komunikim.

    • Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesitdhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna .

    • Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialetdhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojavespecifike të nxënësve.

    • Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për tëkomunikuar me fëmijët.

    Menaxhimi i sjelljes

    • Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kurfëmijët me probleme gjuhësore flasin.

    • Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe nëkomunikim.

    • Nxisni vetëbesimin e fëmijës.

    Strategji mësimdhënieje

    • Vendosni një sistem sinjalesh me nxënësin. Kjo do ta ndihmojë atë që, pa tërhequr vëmendjen e klasës, t’jusinjalizojë nëse ka nevojë për ndihmë.

    • Tërhiqni vëmendjen e tij duke e parë në sy dhe duke e prekur lehtë në sup, në mënyrë që t’ju dëgjojë para se tëflisni.

    • Jepni udhëzime të qarta dhe të mirorganizuara.

    • Bëni pyetje të shpeshta dhe merrni feedback.

    • Inkurajojini këta fëmijë të nisin dhe të zhvillojnë biseda me bashkëmoshatarët e tyre duke sfiduar pasiguritë që kanë nëkëtë aspekt.

    • Jini të durueshëm. Lejojeni fëmijën ta mbarojë fjalën osefjalinë.

    • Vështirësitë në gjuhë dhe komunikim mund të jetëjashtëzakonisht frustuese për fëmijën.

    • Pyeteni për diçka që s’e keni kuptuar dhe fëmija mund t’uathotë me fjali të shkurtra; ose tregojini për atë pjesë tëbashkëbisedimit që keni kuptuar

    • Zëvëndësoni testet me gojë me ato me shkrim.

    • Përforconi pozitivisht dhe stimuloni vazhdimisht zhvillimetpozitive gjuhësore të fëmijës.

    • Mbani lidhje të shpeshta dhe punoni së bashku me prindërit, psikologun dhe terapistin gjuhësor /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Rendi i ngrirë

    Lajmi i rradhës

    Dauti: Është e papranueshme që shqiptarët të presin pafundësisht për një dokument elementar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë