Arsovska: Mickoski i premtoi autobusët bashkë me mua, isha kryetarja më e mirë, derisa i kapëm duart e dikujt në mjaltë

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u pyet sot për kaosin në NQP, respektivisht mungesën e autobusëve dhe premtimin e saj për 250 autobusë të rinj, përcjell Nistori.

    Arsovska tha se premtimet i ka bërë bashkë me Hristijan Mickoski, ndërkaq tani e akuzon Këshillin e Qytetit të Shkupit për mos-përmbushjen e këtij premtimi.

    “A nuk i premtonte Mickoski pranë meje, bashkë? Ashtu, unë jam kryetare, por shkupjanët kanë votuar 45 këshilltarë, që tani çdo muaj marrin nga 500 euro për mbledhje dhe nuk votojnë asgjë. Pse mendoni se të gjithë fajin do ta hidhni tek unë, kur unë, po të mundesha pa ata, deri tani qyteti do të rregullohej. Unë isha kryetarja më e mirë, deri në shtator të vitit 2022, deri sa i kapëm duart e dikujt në mjaltë, prej atëherë u bëra më e keqja. A doni ta dini se çka është ajo që unë nuk e kam përmbushur e që e kam premtuar, atë që nuk e ka votuar Këshilli”, tha Arsovska.

    Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski dje tha se si Qeveri janë shumë më të shqetësuar pas takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ai shtoi se nuk kanë dëgjuar asnjë zgjidhje konstruktive nga Arsovska për zgjidhjen e problemit.

    Lajmi Paraprak

    DEKLARATAT PËR DESTABILIZIM | DShA: jemi në kontakt të rregullt me funksionarë qeveritarë për çështje me interes të përbashkët

    Lajmi i rradhës

    Çekët do të blejnë municione për Ukrainën me interesin e aseteve të ngrira ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë