Dibranët detyrohen të shkojnë në Strugë, për vërtetime shëndetësore

    Dibranët të cilët dëshirojnë të marrin patentë për vozitje janë të detyruar të udhëtojnë në Strugë dhe në Spitalin të Strugës të marrin vërtetimin për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për drejtimin e automjeteve. Kjo dukuri shqetëson dibranët, ndërsa shkaku kryesor siç thonë institucionet kompetente është mungesa e mjekëve specialist në Spitali e Dibrës.

    Disa muaj më parë institucionet kompetente të vendit për shkak të mungesës të specialistëve në disa lëmi në Spitalin e Dibrës, ia ndërprenë Spitalit të jep vërtetime për personat të cilët janë të interesuar të marrin lejen e vozitjes. Pas ndërprerjes të kësaj të drejte, dibranët duhet të udhëtojnë deri në Strugë dhe në Spitalin e atjeshëm të marrin këtë vërtetim për aftësitë shëndetësore dhe psikofizike për drejtim të automjeteve. Kryetari i Komisionit që vepron në kuadër të Spitalit të Strugës është Abib Mullai. Mullai është mjek specialist i medicinës të punës dhe është dibran, por për shkak se Spitali i Strugës nuk ka mjek specialist në këtë lëmi e kanë angazhuar mjekun specialist dibran.

    Mullai për gazetën KOHA thekson se e kupton shqetësimin e dibranëve, meqë ata janë të detyruar të udhëtojnë deri në Strugë për ta marr këtë vërtetim pa të cilin si dokument nuk mund të fillojnë ndjekjen e autoshkollës dhe as të hyjnë në provimin për patentë shoferi. Ai potencon se problemi kryesor qëndron tek fakti se komisionet qendrore në këtë lëmi para disa muajve kanë konkluduar se vërtetimi në fjalë nuk mund të merret në Spitalin e Dibrës meqë mungojnë disa mjekë specialist të cilët patjetër duhet të jenë prezent në kontrollet shëndetësore.

    “Me ndërprerjen të kësaj të drejte për Spitalin e Dibrës unë si mjek specialist jam i angazhuar që të jem kryetar i komisionit për marrjen e vërtetimeve shëndetësore për drejtimin e automjeteve. Dhe tani shoh se në Strugë vijnë shumë dibranë të cilët bëjnë kontrolle shëndetësore për marrjen e vërtetimit”, thotë kryetari i këtij Komisioni, Abib Mullai.

    Kjo situatë me mungesën e specialistëve në Spitalin e Dibrës ka goditur financiarisht si qytetarët ashtu edhe Spitalin e përgjithshëm në Dibër. Dibranët përveç humbjes të kohës dhe maltretimeve, paguajnë edhe transportin kurse Spitali i Dibrës humb mjetet të përcaktuara për marrjen e këtij vërtetimi nga kandidatët dhe ata mjete përfundojnë në buxhetin të Spitalit të Strugës.

    Në bisedën që patëm me kandidatë të cilët kanë marr vërtetim në Strugë u informuam se Komisioni në Spitalin e Strugës është korrekt por problemi kryesor qëndron tek humbja e kohës dhe maltretimet me transportin. Petrit. B. potencon se institucionet shëndetësore në vend por edhe në nivel lokal duhet patjetër të plotësojnë vendet vakante të mjekëve specialist që kanë dal në pension, meqë ka patur mundësi ligjore Ministria e Shëndetësisë të ua zgjas pensionim mjekëve specialist të cilët i ka pensionuar. 

    Lajmi Paraprak

    OKB-ja është e paaftë për të siguruar paqen

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia po plaket, por jo krahasuar me Europën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë