Arsovska: Nuk do të hesht për diçka që besoj se nuk sjell të mira për qytetarët

    Arsovska: Mundesha të jem komod, por vendosa të mos hesht

    Nuk do të hesht për diçka që besoj se nuk sjell të mira për qytetarët, tha kryetarja e Qytetit të Shkupi, Danella Arsovska në “360 gradë” në Alsat. Ndërkohë derisa foli për valën e shkarkimeve në disa institucione dhe vërejtjet e partive politike, Arsovska tha:

    “Qytetarët e vërejnë kur dikush dëshiron të bëj diçka dhe iu shpall luftë të gjithë atyre që punojnë në një sistem, të cilin me vetëdije nuk dëshirojnë që ta ndërrojnë tanimë 30 vjet, për arsye se iu konvenon. Mundesha të jem në një pozitë shumë komode, të ulem në vendin ku jam dhe të hesht, por siç e shihni edhe vet, nuk e kam ndërmend të ulem dhe të hesht para diçkaje që nuk besoj se do të sjellë të mira për qytetarët”, deklaroi Arsovska.

    Policia Financiare mund të kontrolloj marrëveshjen për furnizim me naftë të NQP-së

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk ka asgjë kundër në rast se tenderi për furnizim me naftë për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik – Shkup vihet nën thjerrëzën e Policisë Financiare. Ndërkohë e pyetur për vërejtjeve të opinionit rreth marrëveshjes dyvjeçare për furnizim me naftë mes NQP dhe një kompanie, Arsovska me përgjigje:

    “Absolutisht, jo. Dhe duhet gjithçka të kontrollojnë. Vallë mendoni se unë, si person vetanak dhe si dikush që e udhëheq këtë qytet, do të dal dhe do të përballem me të gjithë këto oponentë, në rast se vlerësoj se kam çfarë të fsheh. Apo në rast se bëjë diçka që nuk është adekuate”, shtoi Arsovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pritet të zgjerohet lista e zezë me zyrtarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë