“Arsovska po e diskriminon Çairin”

    Vetëm në pesë vitet e fundit banorët e komunës së Çairit kanë paguar rreth 14 milionë e 610 mijë euro taksa Qytetit të Shkupit, e ndërkaq për këtë periudhë Qyteti ka investuar vetëm 1 milion e gjysmë në këtë komunë. Këto akuza për diskriminim, i hodhi i pari i Çairit, Visar Ganiu në emisionin Daily Click, i cili u ankua për komunikim të dobët me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska.

    “Qyteti i Shkupit absorbon apo inkason mjete në bazë të të gjitha taksave duke i futur këtu edhe komunalitë diku 14 milionë e 610 mijë euro. Në periudhën prej 2019 deri në 2023, edhe çfarë ndodh, Qyteti i Shkupit në pesë vitet e fundit ka investuar vetëm një milion e gjysmë euro. Ajo është rikonstruimi i rrugës Xhon Kenedi – 56 milionë denarë, rikonstruimi i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare – 26 milionë denarë dhe ky parku një milion. Të gjitha këto të përkthyera në euro janë një milion e gjysmë. Ndërsa përfaërsisht merr 15 milionë euro taksa prej komunës së Çairit, ndërsa nuk investon as 10%”, tha Visar Ganiu.

    Ganiu sqaron se për shkak Arsovskës, shumë projekte kanë stagnuar e të tjerë nuk janë filluar fare, ndër to edhe zgjerimi i shumëpritur i Bulevardit “Cvetan Dimov” i njohur si Çairçanja. Ai kërkon nga kryetarja e Shkupit Danella Arsovska t’ia kalojë kompetencat.

    “E marrim si obligim ne që ta ndërtojmë, ajo rrugë është rreth 8-9 milionë euro për t’u realizuar në tërësi, po them edhe një herë është jetike për ne. Do ta marrim ne edhe pse ne nuk e menaxhojmë atë rrugë, edhe pse taksat i japim diku tjetër, ua tregova shifrat, prap se prap jam i gatshëm të marr ingirencat, ta filloj rrugën e Çairçankës dhe kur të bëhet pranim dorëzimi teknik i finalizuar do t’ia kthejmë prap kompetencat Qytetit të Shkupit”, deklaroi Ganiu.

    Ganiu hodhi akuza edhe kundrejt NP “Higjiena komunale” dhe”Parqe dhe gjelbrime”. Thotë se qytetarët paguajnë 20 milionë denarë në vit për mirëmbajtjen e parqeve, por nuk marrin shërbimin e duhur.

    Lajmi Paraprak

    Ziberi: përfaqësimi i drejtë dhe çështja e gjuhës janë dy nga shtyllat kryesore të MO-së

    Lajmi i rradhës

    Ngrihen marzhat, pritet ushqim më i lirë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë