Barsacq: Nuk mund të ketë ndarje mes Tiranës dhe Shkupit, pa njohjen e Kosovës “Ballkani i Hapur” nuk e ka të gjatë

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, është shprehur se nuk duhet të ketë një ndarje në procesin e integrimit në BE, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe pse kjo e fundit po mbahet peng nga vetoja bullgare. 

    Sipas ambasadores franceze, pozicioni i BE-së dhe i Francës në këtë drejtim është që të këmbëngulë në rëndësinë e punës së përbashkët mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër edhe të Open Balkan. Duke folur për këtë fundit, diplomatja franceze shpjegoi se çështja e vërtetë në gjithë këtë diskutim është dhe mbetet njohja e Kosovës nga Serbia. Ajo tha se e sheh me skepticizëm këtë iniciativë pa Kosovën, dhe mendon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet për Europën.

    Besoj se çdo gjë që është bërë në nënshkrimin e marrëveshjeve për të ecur përpara dhe për të rritur shkëmbimet dypalëshe është shumë mirë, por nëse e shikoni nga pikëpamja globale e të gjithë rajonit, çështja e vërtetë mbetet njohja e Kosovës nga Serbia dhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të mund të ndërtojmë në mënyrë të qëndrueshme një Evropë vërtet sovrane nëse nuk e kemi këtë dialog dhe nuk ecim përpara në këtë fushë. Për t’u rikthyer në gjëra shumë konkrete, siç e dini që prej 1 korrikut 2021 është vendosur free roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kur kjo gjë u bë e mundur, menjëherë më shkoi mendja tek momenti kur Franca dhe Gjermania vendosën të bashkojnë qymyrin dhe çelikun. Fillohet me gjëra të tilla, ndoshta jo shumë spektakolare, për të shkuar drejt gjërave vërtet thelbësore. Sot, të komunikosh lirshëm, të përdorësh telefonin kudo ku je në rajon, është pak a shumë sikur të jetë qymyri i komunikimit tonë. Në një rajon ku mund të qarkullohet shpejt sepse distancat nuk janë shumë të mëdha, nga Shkodra mund të shkosh të drekosh në Podgoricë dhe të mos kesh problem me telefonin”, u shpreh për EuroNews ambasadorja franceze, ambasadorja Barsacq.

    Lajmi Paraprak

    KASAMI PUNËSON EDHE KUADËR TË TEUTA ARIFIT – punësohen 18 administratorë të rinj në komunën e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Ende nuk janë hequr pllakatat politike në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë