Arsovska thotë se këtë vit bora nuk do të na befasojë

    Shërbimet e dimrit të Qytetit të Shkupit, prej sot janë vënë në funksion dhe me këtë kanë filluar edhe aktivitetet koordinuese për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencën e Qytetit të Shkupit. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, thotë se është përgatitur programi i cili parasheh dinamikën dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit të dimrit.

    “Korsitë gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, siç janë pikat kritike, qasjet në objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të veçantë për funksionimin e qarkullimit – objektet tregtare. Ndërmarrjet publike të tjera janë të obliguara në kuadër të Programit dhe kompetencave të tyre të sigurojnë mekanizëm dhe pajisje, si dhe të përgatisin nënprograme të veçanta për pastrimin e hapësirave publike në kushte dimërore”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

    Ata gjithashtu bëjnë thirrje te qytetarët, komunat urbane, këshillat e banesave dhe ndërmarrjeve, në kohë të marrin masa për largimin e makinave nga rrugët, si dhe pastrimin e vendkalimeve për këmbësorë.

    Lajmi Paraprak

    Një natë nga netët pa gjumë

    Lajmi i rradhës

    Kryeministrja e Serbisë e fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë