Arsovska zyrtarisht kryetare e qytetit të Shkupit

    Danella Arsovska që nga dita e sotme edhe zyrtarisht është kryetare e re e Qytetit të Shkupit, dhe gruaja e parë që do të udhëheq me kryeqytetin që nga pavarësia e shtetit.

    Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit, para mediave foli vetëm Petre Shilegov duke theksuar se Arsovska shumë shpejt do të ballafaqohet me problemet komplekse që janë në kryeqendër.

    “Unë pres që shumë shpejtë do të njoftohet me problemet në qytet të cilat janë komplekse në më shumë fusha. Megjithatë ekipi që mbetet këtu është shumë profesional, dhe shpresoj se do ti ndihmojnë që të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.

    Në zgjedhje lokale, Arsovska si kandidat i pavarur fitoi me 28.130 vota epërsi ndaj tani më ish kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.

    Lajmi Paraprak

    Konflikti në Ballkan i pashmangshëm, ja çfarë duhet të bëjnë BE dhe SHBA

    Lajmi i rradhës

    Tre arsye përse notat nuk janë mënyra më e mirë e vlerësimit të nxënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë