Arta Bilalli: Të gjithë ministrat e BDI-së do ta kalojnë provimin në parti!

    Në Programin 200 në Alsat temë diskutimi ishte situata e krijuar së fundmi, pasi që dy partitë më të mëdha shqiptare janë në fokus të opinionit këto javë. BDI-ja me grupin e zjarrit dhe me kërkesat kushtëzuese drejtuar kreut të partisë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët pas njohjes së dështimit në Tetovë dhe dorëheqjes së ish-kryetarit Ziadin Sela, janë në një fazë konsolidimi për kreun e partisë, duke guxuar të kushtëzojnë qeverinë për ndryshimet kushtetuese. Të ftuar ishin Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së dhe Halil Snopçe, deputet i ASh-së, përcjell Nistori.

    E pyetur rreth “grupit të zjarrit”, deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, tha se emërtimi i këtij grupi është më shumë idiomë, pasi që në të vertetë nuk ka zjarr brenda BDI-së.

    “Gjithmonë do të ketë pakënaqësi brenda partiake por me rëndësi është që ato të zgjidhen brenda organet brenda partiake. Një ndër kërkesat e atyre që u nënshkruan ishte që të zgjedhen organet partiake, për ta shqyrtuar edhe llogaridhënien e ministrave”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së.

    Ajo u shpreh e bindur se ministrat e BDI-së të gjithë “do të kalojnë provimin”, duke raportuar para këshillit të ri.

    “Debati për ministrat do të vazhdojë, pasi që akoma nuk është shterrur dhe të gjithë ministrat do ta kalojnë provimin, pasi që janë një strukturë e shkëlqyeshme dhe një prezantim i shkëlqyeshëm i BDI-së, shtoi deputetja.

    Lajmi Paraprak

    Klubet kulturore, thellojnë ndasinë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    Snopçe: Nuk ka arsye pse të mos kërkohet zëvendësimi i 20% me “populli shqiptar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë