Artistja e ‘Fëmijërisë Sovjetike’ kap momentet e luftës në Ukrainë

    Një piktore izraelito-ukrainase, e njohur për imazhet e fëmijërisë së saj në Kiev, po pikturon luftën që po zhvillohet tani në atdheun e saj.

    Zoya Cherkassky-Nnadi thotë se më 24 shkurt, teksa shikonte lajmet për raketat dhe tanket ruse në Kiev nga shtëpia e saj në Izrael, ndihej sikur kujtimet e saj po pushtoheshin. Menjëherë pas, artistja filloi të pikturonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia, në imazhe që i referohen serisë së saj të famshme ‘Fëmijëria Sovjetike’.

    Në një pikturë të bërë këtë vit duket një vagon i mbushur me civilë ukrainas që ikin nga lufta.
    Në një pikturë të bërë këtë vit duket një vagon i mbushur me civilë ukrainas që ikin nga lufta.
    Një pikturë e vitit 2015, e titulluar “Në jug”, tregon gra me fëmijët e tyre duke udhëtuar drejt bregut të Detit të Zi të Ukrainës, me një tren me shtretër fjetjeje.
    Një pikturë e vitit 2015, e titulluar “Në jug”, tregon gra me fëmijët e tyre duke udhëtuar drejt bregut të Detit të Zi të Ukrainës, me një tren me shtretër fjetjeje.

    Cherkassky-Nnadi tha për mediat izraelite se ajo ka qenë në Ukrainë vetëm katër muaj para se të niste pushtimi, për të kërkuar peizazhe dhe skena të njohura, që do të mund t’i përdorte në pikturat e ardhshme, për të përshkruar fëmijërinë e saj.

    Një pikturë e këtij viti tregon shtëpitë duke u djegur në një fshat të mbuluar me borë, ndërsa një fëmijë përpiqet t’i ndihmojë nënës së tij.
    Një pikturë e këtij viti tregon shtëpitë duke u djegur në një fshat të mbuluar me borë, ndërsa një fëmijë përpiqet t’i ndihmojë nënës së tij.
    I njëjti vend në viset rurale të Ukrainës, i nxjerrë nga kujtimet e Cherkassky-Nnadit gjatë verës së vitit 2016.
    I njëjti vend në viset rurale të Ukrainës, i nxjerrë nga kujtimet e Cherkassky-Nnadit gjatë verës së vitit 2016.

    Artistja izraelito-ukrainase kishte të afërm në Ukrainë kur shpërtheu lufta në shkallë të gjerë. Pasi priti të shihte nëse situata do të përmirësohej, motra e saj përfundimisht vendosi të ikte nga Ukraina për në Moldavi. Më 4 mars, motra e artistes, dy mbesat dhe dy stërmbesat arritën në Izrael.

    Kjo pikturë, e bërë këtë vit, paraqet një nënë ukrainase që përshëndetet me djalin e saj ushtar, në mes të pushtimit rus. Ajo i bën jehonë një pikture të mëparshme të kujtimeve të Cherkassky-Nnadit nga Kievi, nga vitet 1980.

    Një pikturë e vitit 2016, e quajtur “Rebelim adoleshence”, tregon një apartament të ngushtë të epokës sovjetike.
    Një pikturë e vitit 2016, e quajtur “Rebelim adoleshence”, tregon një apartament të ngushtë të epokës sovjetike.

    Tani, izraelito-ukrainasja po mbledh para për Kryqin e Kuq të Ukrainës përmes shitjes së artit të saj. Në një koment në Facebook, së voni, ajo tha se “trupi im është në Izrael, por unë jam në Ukrainë”.

    Një pikturë e këtij viti përshkruan pasojat e një sulmi në një shkollë në Ukrainë.
    Një pikturë e këtij viti përshkruan pasojat e një sulmi në një shkollë në Ukrainë.
    Kjo pikturë e vitit 2015 tregon nxënëse me veshje tradicionale, që vallëzojnë para një muri të dekoruar me pemë.
    Kjo pikturë e vitit 2015 tregon nxënëse me veshje tradicionale, që vallëzojnë para një muri të dekoruar me pemë.

    Cherkassky-Nnadi ishte 14 vjeçe kur u largua nga Kievi me familjen e saj për një jetë të re në Izrael. Ata u larguan vetëm dy javë para rënies së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991. Artistja, nga ajo kohë, jetoi në Berlin dhe Tel-Aviv.

    Një pikturë e këtij viti tregon gra të reja ukrainase duke bërë rrjeta kamuflazhi, për t’u mbrojtur nga lufta.
    Një pikturë e këtij viti tregon gra të reja ukrainase duke bërë rrjeta kamuflazhi, për t’u mbrojtur nga lufta.
    Një pikturë e vitit 2016 e vajzave që bëjnë veshjet e tyre në një apartament sovjetik, në vitet 1980.
    Një pikturë e vitit 2016 e vajzave që bëjnë veshjet e tyre në një apartament sovjetik, në vitet 1980.

    Edhe pse seria e saj mbi ‘Fëmijërinë Sovjetike’ është në vazhdim, Cherkassky-Nnadi thotë se shpreson që pikturat e luftës në Ukrainë të jenë një projekt jetëshkurtër. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania thotë se ka zvogëluar varësinë nga energjia ruse

    Lajmi i rradhës

    Rreth 52 për qind e popullsisë në botë vuan nga dhimbja e kokës dhe migrena

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë