Asambleja e gruas e ASh: Deklaratat e Llatasit janë një dhunim i dytë për viktimën

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas, i cili në një Podcast online tha se ka dhunuar së bashku me disa shokë një vajzë të mitutr. Sipas Ash, deklarata publike e Llatasit, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer, përcjell Nistori.

    “Deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe duhet të jenë si kambanë alarmi për institucionet. Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por përfundimisht, shembujt e tillë të marrin dënimin e merituar për të shërbyer si mësim për të tjerët.” – thonë nga Aleanca.

    ASh shton se, fëmijët, gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë janë nën rrezik permanent, aq më tepër kur publikisht cënohen dhe devalvohen nga persona me ndikim publik, ndërkohë institucionet heshtin para rasteve të këtilla. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SMSSh reagon ndaj konkursit të Ministrisë së Kulturës: Keni favorizuar shoqata anonime!

    Lajmi i rradhës

    2/3 e qytetarëve në RMV e kanë humbur besimin për gjykim të drejtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë