SMSSh reagon ndaj konkursit të Ministrisë së Kulturës: Keni favorizuar shoqata anonime!

    Edhe “Skena e muzikës serioze shqiptare” ka reaguar mbi konkursin e Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, festivali në fjalë këtë vit ka buxhet trefish të zvogëluar dhe vendosi ta çojë në regres punën e këtij festivali, shkruan Nistori.

    “Festivali “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” në konkursin e sivjetshëm të Ministrisë së Kulturës u godit rëndë nga ana e vendimmarrësve të kësaj ministrie. Por, kush janë këta vendimmarrës? Janë komisioni të cilin e përzgjedhin vet zyrtarët e kësaj ministrie, edhe atë pa kurrëfarë konkursi publik dhe kriterium në përzgjedhje? Janë zyrtarët e përhershëm, të cilët buxhetit të Ministrisë i referohen si kulaç? Apo është Ministri, i cili zakonisht nuk e ka idenë se çka ndodh me buxhetin e shtëpisë së vet?” – thonë nga Festivali.

    SMSSh në lidhje me pohimet e zyrtarëve të ministrisë që “buxheti i Ministrisë për këtë vit është 30% më pak se ai i mëparshmi dhe kjo ka reflektuar edhe në ndarjen e buxhetit te projektet për kulturë”, sipas tyre është i paarsyeshëm, pasi kjo ministri, në të njëjtin konkurs, ka favorizuar shoqata të panjohura, të cilat kanë zero impakt në jetën kulturore të vendit tonë, duke e barazuar punën e “Skenës” me këto shoqata anonime.

    Me buxhetin të cilin e ndau këtë vit ministria, Festivali nuk do jetë në gjendje ta realizojë koncertin e violinistit botëror Tedi Papavrami, si dhe vënien në skenë të operës “Skenderbeu”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI-ja ashpërson gjuhën kundër ish-partnerit qeveritar VMRO-DPMNE-së

    Lajmi i rradhës

    Asambleja e gruas e ASh: Deklaratat e Llatasit janë një dhunim i dytë për viktimën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë