Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën që 11 korriku të shpallet si ditë ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre 84 shtete votuan “Për”, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.
Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Maqedonia e Veriut në këtë rezulutë ka qenë bashkësponsore, ndërsa edhe në votimin e sotëm ishte “për”./Nistori/