“Me ikjen nga referendumi, Kovaçevski ikë nga populli”

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish e ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se frikësohet nga referendumi për negociatat me BE-në, gjegjësisht zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

    Nga VMRO thonë se referendumi është arritja më e madhe e demokracisë.

    “Nëse Kovaçevski beson në vetvete dhe se kjo që po bën është e drejtë, do të kishte dalë në referendum. Por Kovaçevski e di se po bën tradhti dhe po bën bullgarizimin dhe asimilimin e popullit dhe për këtë po ikën nga referendumi”.

    “Duke dashur të lërë pas vetes çështjen e referendumit, duke menduar se do të kalojë shpejt, ai bën deklarata që përçmojnë popullin dhe tregojnë fytyrën e tij të vërtetë. Kovaçevski punon vetëm në interes të qëndrimit një ditë më gjatë në pushtet. Të gjitha veprimet e tij që tani deri në ditën kur ai do të bjerë nga pushteti do të jenë vetëm për mbijetesën e zhveshur të pushtetit”, thonë nga VMRO.

    Lajmi Paraprak

    Tetovë, konfiskohen tri vetura për pjesëmarrje në gara joligjore

    Lajmi i rradhës

    Prej sot shtrenjtohet ngrohja qendrore për 15 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë