Asani: Politika shqiptare në RMV duhet t’i kthejë sytë kah trashëgimia kulturore

    Drejtori i ITSHKSh-së, Skënder Asani, tha se ajo që ka ndodhur në gërmimet e Skupit antik është një etnocid. Asani tha se këtë e kanë filluar pas vitit 1912 serbët dhe më pas duke e pasuar maqedonasit, pas tërmetit të vitit 1963.

    Ai i bëri thirrje elitës shqiptare t’i kthejë sytë nga trashëgimia jonë kulturore, sepse edhe Marrëveshja e Ohrit në 80 për qind të saj, ka të bëjë me historinë dhe kulturën e dy popujve.

    “Ky etnocid që po zhvillohet në “Scupin antik”, ka një vazhdimësi historike. Elita jonë politike duhet t’i kthejë sytë nga trashëgimia jonë kulturore. Sepse në Marrëveshjen e Ohrit, mbi 80 për qind është trashëgimi kulturore, sepse dihet shumë mirë se ata që e kanë përpiluar këtë marrëveshje e dinin se destabilitimi i këtij shteti në të ardhmen do të ishte historia e shtetit”.

    “Serbët kanë punuar gjithmonë për shkatërrimin dhe ndryshimin e historisë. Pastaj e kanë vazhduar maqedonasit pas tërmetit të vitit 1963, dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”, tha Asani. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Tesla në Gjermani: një lajm i mirë dhe një i keq

    Lajmi i rradhës

    Shënohet shtatë marsi, dita e mësuesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë