Asgjë nga premtimi për largimin e anijeve në Lumin Vardar

    “Njoftimi pompoz për shembjen e anijes së parë ka ngecur nëpër labirintet gjyqësore. Anija e fatit për momentin vazhdon të qëndrojë në lumin Vardar”.

    Anija- restorant ka hapur përsëri dyert për mysafirët. Pasi kompania që administron anijen ankimoi vendimin e Qytetit të Shkupit për çmontimin e galerisë, tani Gjykata e Apelit e Shkupit duhet të vendosë – nëse anija do të punojë ose të mbyllet dhe zhvendoset. Dy muaj më parë, edhe pse kryetari i Shkupit Petre Shilegov personalisht ndoqi fillimin e çmontimit të anijes, përpjekja e parë ishte e pasuksesshme. Pas masës së përkohshme gjyqësore në prill, e cila ndaloi çmontimin e anijes, kryetari i Shkupit priste që çmontimi të vazhdojë muajin tjetër gjegjësisht në maj, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Tani Shilegov jep një afat të ri më saktë deri në korrik.

    “Procedura dhe vendimi i gjykatës janë ankimuar, po presim vendimin e Gjykatës së Apelit- Shkup. Pres që do të jetë pozitive për të mirën e qytetit të Shkupit dhe ne do të vazhdojmë me zhvendosjen e anijes, sepse me të vërtetë mendoj se duhet t’i përkushtohemi ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”

    Anijen duhej ta zhvendos ndërmarrja publike “Rruga dhe rrugica”. Qyteti i Shkupit ndërpreu kontratën me kompaninë që administron anijen “Servis”, për shkak të tre qirave të papaguara. Borxhin kompania e pagoi pas ndërprerjes së kontratës. Përndryshe, anija evidentohet si e huaj, në këtë rast, investim bullgar kurse për shembjen është njoftuar edhe ambasada në Shkup. Nga ambasada kërkojnë mbrojtjen e investimit si dhe të parandalohet shembja. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita reagon për lirimin e Rashkovskit

    Lajmi i rradhës

    Nikollovski: Në Maqedoninë e Veriut asnjë politikan nuk është i paprekshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë