Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit në koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të nis më 15 qershori ndërsa më 15 gusht do të dihen kandidatët për të gjitha komunat ku do të garojë ky koalicion, transmeton Alsat. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët,
Arben Taravari në konferencën e stome për shtyp njoftoi se do të mundohen të bashkëpunojnë me çdo parti, përfshi këtu VMRO-DPMNE-në, LSDM-në dhe partitë rome ose turke.
“Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën as që diskutohet se do të ketë bashkëpunime me më shumë parti. Edhe maqedonase edhe shqiptare, turke, rome. Me të gjitha partitë që kanë kredibilitet në komunat ku garojmë ne”, tha mes tjerash Taravari.