ASH-AAA ka dorëzuar në KSHZ ankesa për komunën e Dibrës

    Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në Komunën e Dibrës.

    Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhor në procesverbale etj. Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji.

    ASH-AAA besojnë se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.

    Lajmi Paraprak

    Hague: Historia ka treguar shumë herë se ne i shpërfillim rreziqet në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Në Kodin Penal të RMV-së po punohet për inkorporomin e një vepre të re penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë