ASH: Deklaratat e Zaevit për regjistrimin paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të qeverisë LSDM-BDI

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me regjistrimin, i cili tha se pavarësisht numrave nuk do të ketë ndryshime ligjore për bashkësitë etnike në RMV.

    Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se “kryeministri Zaev ka kohë që ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të sakta, por ato paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM-BDI”.

    “Të drejtat kolektive të shqiptarëve varen nga numrat dhe këtë e thotë Kushtetuta, ndërsa Zaev nuk është mbi aktin më të lartë juridik. Ndërkaq, Artan Grubi e ka dëshmuar tanimë se sa lehtë bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve dhe ai më së paku ka të drejtë të flet për avancim të drejtash”.

    “Deklaratat e këtilla të dy drejtuesve qeveritarë dhe liferimet me numrat kanë rritur edhe më shumë dyshimet për atë se çfarë po ndodh me regjistrimin. Qeveria dhe Enti Shtetëror për Statistikë duhet urgjentisht të japin llogari se çfarë po ndodh me faqen dhe bazën e të dhënave të regjistrimit, çfarë dëmi kanë shkaktuar sulmuesit kibernetik, a janë prekur të dhënat e diasporës dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet eventuale në shifra”, thuhet në reagimin e ASH-së.

    Lajmi Paraprak

    Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

    Lajmi i rradhës

    A janë brokoli dhe lulelakra të dëmshme për tiroiden?

    Lajme tjera

    Dodik padit veten

    Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë