ASh demanton lajmet për përçarje dhe dalje nga Qeveria

    Nga Aleanca për Shqiptarët kanë demantuar lajmin e portalit Veçer me titull: “Aleanca bëhet gati për dalje nga Qeveria pa Ziadin Selën, që të aktrojë opozitën”, përcjell Nistori.

    Nga kjo parti thonë se të gjitha vendimet merren në organet e partisë dhe të njëjtat janë transparente për publikun.

    “Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASh-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që u pengon fuqia, uniteti dhe konsistenca jonë.
    Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qendrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare”, thuhet në reagimin e ASh-së.

    Sipas tyre, të gjitha vendimet, si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASh-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nëse një shok klase ju keqtrajton në një grup në viber, siguroni pamje ekrani dhe raportojeni atë te mësuesi

    Lajmi i rradhës

    Prindërit në RMV kërkojnë kushte më të mira për fëmijët me aftësi ndryshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë