Qeveria e RMV hesht për paralajmërimet e KE-së për mos shfrytëzimin e fondeve

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Qeveria si dhe zëvendëskryeministrja Sllavica Grkova nuk dëshirojnë t’i komentojnë deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian se Vendet e Ballkanit perëndimor, mes të cilave dhe Maqedonia, nuk do të mund ti shfrytëzojë fondet e Bashkimit Evropian pa bërë reformat e duhura në gjyqësor dhe pa luftuar seriozisht korrupsionin. Alsat kërkoi qëndrim nga Qeveria dhe kabineti i zv/kryeministres por ata zgjodhën të heshtin. Ndërsa nga Komisioni për Anti korrupsion, Katica Nikollovska thotë se deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtar dëshmojnë se në vend, korrupsioni zhvillohet në përmasa të mëdha. Ajo thekson se pushteti dhe institucionet vazhdojnë të mos i marrin seriozisht rekomandimet e Komisionit për Anti Korrupsion.

    “Është fakt se të gjitha Institucione ndërkombëtare ose organe të tjera, vazhdimisht paralajmërojnë, sondazhet e konfirmojnë faktin se rekomandimet tona nuk respektohen, nuk zbatohen, ekziston korrupsion, nuk ndërmerren masa aktive”, deklaroi Katica Nikollovska, Komisioni për Anti-korrupsion.

    Ndërsa Goran Trpenovski, thotë se neglizhenca e pushtetarëve ndaj zbatimit të rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit, dëshmon se ata nuk dëshirojnë që ta luftojë korrupsionin.

    “Duhet seriozisht ti pranojnë porositë të cilat i dërguan SHBA-ja dhe ambasadori i Holandës. Duke pasur parasysh se Holanda është mbështetësi kryesor i shtetit, shumë para jep për zhvillimin e demokracisë, mediave e kështu me radhë. E nëse rekomandimet nuk i marrin parasysh të gjitha institucionet shtetërore, atëherë mendoj se paratë do të shpërndahen kotë, kur e shihni se nuk respektohen rekomandimet, atëherë është e qartë se në Maqedoni aktrohet se ka luftë kundër korrupsionit, realisht askush nuk dëshiron të luftojë, respektivisht askush nuk dëshiron të vetë arrestohet”, tha Goran Trpenovski, Anti Korrupsioni.

    Në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë, Presidentja e KE-së prezantoi plan të ri për vendet Ballkanit Perëndimor, të cilave do u mundësohet përfitim më i madh fondeve, por pasi ti kenë bërë reformat e duhura.

    “Ne duam që të ju ofrojmë shteteve të Bashkimit Evropian disa nga përfitimet e anëtarësimit paraprakisht. Por sigurisht që kjo gjithashtu do të thotë se një pjesë e kushteve për anëtarësim, duhet të kryhen paraprakisht 19:07 disa nga reformat që janë pjesë e procesit negociues, janë çelësi për besimin e investitorëve, vetëm mendojeni ndërtimin e gjyqësorit të pavarur dhe efikas, përforcimin e luftës kundër korrupsionit, apo tregun energjetik”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisitonit Evropian.

    Për shkak të pakënaqësive në punën e gjyqësorit në vend, si dhe zhvillimeve të fundit në Këshillin Gjyqësor, Ambasada e Holandës ndërpreu fondet për një projekt të madh, i cili kishte për qëllim avancimin e punës së Këshillit Gjyqësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV mungojnë ilaçet e tensionit të gjakut, ilaçet për sëmundjet e zemrës dhe diabetit

    Lajmi i rradhës

    Struga pret sezon të mirë veror, vetëm me ardhjen e mërgimtarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë