ASh e interesuar për pozicionin e drejtorit në DAP?

    Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në “10 minuta” në TV21 e ka komentuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për faljen e ish-presidentit Gjorgje Ivanov, përcjell Nistori.

    “Sundimi i ligjit fitoi sepse sundimi i ligjit është një nga kushtet për raportet pozitive që duhet të marrim nga Komisioni Evropian”, tha Llukarevska.

    Llukarevska, iu përgjigj deklaratave se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për postin e drejtorit në DAP.

    “Ambiciozë ka pasur dhe do të ketë, por ka pasur dhe do të ketë spekulime”, thotë Lukarevska.

    Ajo sqaroi se kishin një ekip të shkëlqyer negociator dhe i gjithë procesi i negociatave shkoi pa probleme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i fëmijëve me dëmtime të shëndetit mendor në RMV

    Lajmi i rradhës

    Tetë ushqime të shëndetshme që mund të jenë toksike për ju

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë