ASh e quan Bilall Kasamin kryetar i bravave

    Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët për Nistorin:

    I bëjmë thirje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fus hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatëruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018.

    Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës.

    Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Ministri rumun i Mbrojtjes kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Lajmi i rradhës

    Autoriteti i Sigurisë Kibernetike thirrje prindërve: Mos postoni fëmijët në rrjete sociale, po i vini në rrezik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë