ASh: Fakti që VMRO-DPMNE flet për ndryshimet kushtetuese, gjë e mirë për vendin

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese thotë se, fakti që në VMRO-DPMNE po mendohet dhe bisedohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë për ata si subjekt politik, por edhe për vendin, njofton Nistori.

    “Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që jane mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e tyre si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje.”, thonë nga Aleanca.

    VMRO-DPMNE, sipas tyre duhet të tejkalojë interesat e tyre elektorale dhe të ngrihet në detyrën që i takon duke përfshirë edhe gatishmërinë e liderit te saj të shprehur publikisht, në heqjen e terminologjisë fyese për gjuhën e bashkëqytetarëve të tyre, në këtë rast gjuha shqipe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot marshohet në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së

    Lajmi i rradhës

    Autizmi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë