ASh-ja akuza për mospërfilljen e shqipes në ushtri

    Në propozim ndryshimet e ligjit për shërbim në armatë, Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e respektojnë kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk e përfill gjuhën shqipe. Kështu akuzon opozitarja Aleanca për Shqiptarët.

    ASh paralajmëron se do të kërkojë tërheqjen e këtij propozim ligji. Deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe, tha se shpreson se intervenimi i  tij tek shërbimet kuvendore të ketë ndikuar në anulimin e mbledhjes së sotme të komisionit për mbrojtje dhe siguri.

    “Qeveria ka qenë e obliguar të merr parasysh këto vendime, ligjin për përdorimin e gjuhëve që të propozon ndryshim edhe në nenin 5, gjë që nuk propozohet. Unë shpresoj që arsyeja e anulimit të mbledhjes së komisionit për mbrojtje është kjo, për shkak se unë paraprakisht intervenova te shërbimet… Ky mosndryshim dhe mospërfshirje e këtij neni, neve na pamundëson që të propozojmë amendamente për vendosjen e gjuhës shqipe. Sepse thash kushtetuta dhe ligjet garantojnë”, tha Snopçe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opsionet e Europës pa gazin rus

    Lajmi i rradhës

    Mijalkov ndryshon adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë