Demiri: Lëvizja Besa kërkon unifikimin e partive politike shqiptare për ta rrëzuar BDI-në

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në “Rruga drejt”, tha se e keqja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është BDI-ja, e cila sipas tij ndonëse një kohë të gjatë është në pushtet nuk ka arritur që të ndryshoj gjendjen e shqiptarëve. Demiri në emër të Lëvizjes Besa edhe njëherë u bëri thirrje të gjitha partive opozitare shqiptare që të bashkohen për të dërguar siç u shpreh ai, BDI-në në opozitë.

    “Në vazhdimësi Lëvizja Besa ka përsëritur qëndrimin e saj se është pro bashkëpunimit të partive politike opozitare shqiptare, edhe në emisionet tjera debative edhe në press-konferenca e kemi pasur të qartë propozimin tonë se jemi të hapur për të gjitha politike, në rastin konkret ju përmendët edhe Alternativën. Ne konsiderojmë se e keqja e shqiptarëve është BDI e cila një kohë të gjatë ka qëndruar në pushtet dhe gjendja e shqiptarëve assesi të përmirësohet. Andaj ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të unifikohet faktori politik shqiptarë, pa BDI-në në këtë rast, në mënyrë që të dalim bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që përfundimisht BDI-në ta dërgojmë në opozitë”, deklaroi Demiri.

    Lëvizja Besa do t’i shfrytëzoj të gjitha mekanizmat demokratike që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Lëvizja Besa ndonëse është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe për këtë gëzon edhe mbështetjen e deputetëve të saj, njofton opinionin se do t’i mbështesin të gjitha propozim/ligjet që janë në të mirë dhe interes të qytetarëve. Abdush Demiri në “Rruga drejt”, akuzoi partitë në pushtet se u japin prioritet ligjeve që janë në interes të tyre personal. Demiri përkujtoi edhe në grevën e mësimdhënësve, dhe tha se në vendin tonë disa të drejta mund të arrihen vetëm përmes grevës, protestave dhe nismave tjera.

    “Si subjekt politikë opozitarë edhe ne jemi shumë të interesuar që vendi të shkoj sa më shpejtë që është e mundur në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo nënkupton se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat e mundshëm demokratik që të arrijmë këtë qëllim dhe në atë drejtim edhe deputetët tanë në kuvend do të jenë në këtë vij. Mirëpo kjo nënkupton se për gjërat të cilat janë në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve, sigurisht se do të votohen ato nisma dhe projekte. Jemi dëshmitarë me grevën e të punësuarve në arsim. Me shumë mund, me grevë për të arritur një qëllim. Kjo ka mundur me kohë të kalohej nga ana e Qeverisë, por këtu shumica parlamentare po na dërgon mesazh që këto mund të merren vetëm nëse bëjmë përpjekje maksimale nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, grevës, protestave dhe iniciativave tjera”, shtoi Demiri ndër të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Matura shtetërore, më 4 dhe 13 qershor | Disa maturantë kërkojnë të anulohet, por ligji nuk lejon!

    Lajmi i rradhës

    Bilalli-Zendeli: Thirrja për rrëzimin e BDI-së e drejtë legjitime, por jo diçka e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë