ASh-ja me kritika dhe propozime rreth tarifimit të ri të energjisë elektrike

    Aleanca për Shqiptarët doli me kritika dhe propozime rreth tarifimit të ri të energjisë elektrike, siç thonë, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të qytetarëve.

    Sipas tyre, matja duhet të bëhet në bazë ditore. Ata vlerësojnë se qeveria dështoi me projektin për subvencionimin e invertorëve për shkak se qytetarët të cilat i shfrytëzuan këto invertorë, tani shumë lehtë do të kalojnë në tarifat e larta të rrymës.

    “Propozimet e Komisionit Rregullator për Energjetikë, nëse i shohim më në detaje, i favorizojnë qytetarët e qytetit të Shkupit pasi qyteti i Shkupit disponon me nxemje qendrore dhe shumica e banorëve të këtij qyteti, nuk do të kenë nevojë që gjatë sezonit dimëror të ngrohen me energji elektrike. Aleanca për Shqiptarët propozon që konsumi ditor minimal i energjisë elektrike për ndarjen nëpër bllok tarifa të jetë si më poshtë: Bllok tarifa e parë nga 0 deri 15 kilovat në orë, blloktarifa e dytë nga 16 deri 30 kilovat në orë, blloktarifa e tretë nga 31 deri 45 kilovat në orë dhe bllok tarifa e katërt të jetë mbi 46 kilovat në orë”, tha Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

    Lajmi Paraprak

    Punonjësve të Drejtorisë së Librave Amë në Tetovë u është kërkuar të nënshkruajnë se nuk do të kthehen më në vendet e punës

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët që marrin rrogë minimale humbin dy mijë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë