Qytetarët që marrin rrogë minimale humbin dy mijë denarë

    Shtrenjtimi i çmimit të ushqimit dhe karburanteve zhvlerëson pagat e qytetarëve. Paraja po humbet ngadalë vlerën me një inflacion rekord prej 12 për qind të matur në maj.

    Pra, qytetarët që marrin minimumin 18 mijë denarë, për shkak të rritjes së çmimeve menjëherë humbin 2000 denarë, ose u vjen sikur të kenë 16 mijë denarë.

    Vlera e pagës zvogëlohet për 2 500 denarë nëse është 24 mijë, kurse të gjithë ata që kanë pagë mesatare prej 31 mijë, për shkak të rritjes së çmimeve humbën 3.300 denarë.

    Vlera e pagës me rritjen e inflacionit

    18.000 denarë 16.057 denarë  -1.943 denarë

    24.000 denarë 21.428 denarë -2.572 denarë

    31.080 denarë 27.725 denarë  -3.355 denarë

    Në luftën e çmimeve, pagat po e humbasin betejën, thonë ekspertët e taksave. Në dy muajt e ardhshëm çmimet pritet të vazhdojnë të rriten dhe më pas të fillojnë të stabilizohen.

    “Në një ose dy muajt e ardhshëm rritja sigurisht që do të jetë më e madhe, sidomos nga kjo goditje e heqjes së masave, por më pas pres qetësim. Arsyeja e thjeshtë është se disi trendi i rritjes së çmimeve ka arritur kulmin”, tha Pavle Gacov- Ekspert tatimor.

    Norma e inflacionit të cilën e publikoi Enti Shtetëror i Statistikave vlen për muajin e kaluar, kur në fuqi ishin të gjitha masat e qeverisë për të zbutur goditjet e çmimeve.

    Por nga 1 qershori, të gjitha çmimet e ushqimeve u rritën me 20 për qind shtesë pasi masat u shfuqizuan. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASh-ja me kritika dhe propozime rreth tarifimit të ri të energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Kriza e gazit, Gjermania në gatishmëri termocentralet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë