ASh-ja për Xhelal Bajramin: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

    Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me emërimin e Xhelal Bajramit për kryetar të Komisionit të Prokurorisë Publike për parregullsi zgjedhore.

    Reagimi i plotë:

    Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

    Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të
    penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike.

    Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e
    parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i
    punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si
    asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.

    Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe
    prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

    Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet
    të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për
    manipulimin e zgjedhjeve.

    U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo
    tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën
    kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe
    shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të
    regjimit.

    Lajmi Paraprak

    Zvicra dhe Gjermania i prin regjistrimit të diasporës së RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Kafenetë dhe restorantet në Tetovë i respektojnë masat anti-Covid

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë