ASh: Kamçevi e ka blerë lirinë

    Edhe një vendim skandaloz nga Gjykata e Apelit- Shkup- kështu e komenton Aleanca për Shqiptarët shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Orce Kamçev. Sipas Aleancës, Kamçevi e ka blerë lirinë.

    Përgjigjet e vërteta për të gjitha çështjet lidhur me gjyqësorin duhet të kërkohen nga kryeministri në largim Zoran Zaev, shprehen nga VMRO DPMNE-ja.

    “Vendimi i këtillë është në kuadër të punës së gjyqësorit dhe prokurorisë. Nga dëshmia e babait të Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski, pamë se njerëzit janë futur dhe janë nxjerrë nga paraburgimi, janë porositur aktakuza dhe janë tërhequr aktakuza gjithashtu me porosinë e Zoran Zaevit. Pra vetëm me porosi të Zaevit”- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Kamçevit iu përcaktua paraburgimi në muajin mars pas njohurive të Agjencisë për Siguri Kombëtare se ka përgatitur arratisje. Pas 10 muajve në paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno”, Apeli ia pranoi garancinë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

    Lajmi i rradhës

    Shekerinska thotë se nuk ka ambicie për të qenë ambasadore e ardhshme në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë