Shekerinska thotë se nuk ka ambicie për të qenë ambasadore e ardhshme në NATO

    Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska thotë se nuk ka ambicie për të qenë ambasadore e ardhshme në NATO, sepse siç tha, është e fokusuar në punën si Ministre e Mbrojtjes dhe për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

     “Siç thash, ambicie të tilla jo, nuk kam. Megjithatë mendoj se tani si Ministre e Mbrojtjes duhet të fokusohem në punën time e ajo që do të ndodhë në të ardhmen, asgjë nuk mbetet fshehtësi në vendin tonë, nuk do të mbetet as kjo. Nuk besoj se njeriu duhet të bëjë plane para se ta kryejë punën”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes në largim.

    Këtë Shekerinska e tha në poligonin “Krivollak” ku u mbajtën  shtatë stërvitje ndërkombëtare me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut. Më e madhja prej tyre ishte stërvitja “SWIFT RESPONSE 22”, ku morën pjesë rreth 4.000 pjesëmarrësve të armatave të SHBA-së, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

    “Krivollaku po rrit jo vetëm kapacitetet e brendshme por mbi të gjitha të NATO-s, me të cilën ka ambicie që të jetë më të vërtet më i mirë në Evropë, këtë e themi ne, por e thonë edhe aleatët tanë. Kemi investuar në kushte më të mira, investuam në stacione filtruese dhe në ambiente tërësisht të reja. Me gjithë atë edhe në infrastrukturë që lidhte pjesë të ndryshme të poligonit të ushtrisë”, pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes në largim.

     “Jam krenar që kisha nderin të bashkëpunoj me ju në këto projekte. Qëllimi i të cilëve është të përdoret i gjithë potenciali i këtij kapaciteti. Në Krivollak deri më tani ishin organizuar trajnime shumë të mira duke përfshirë “goditjen vendimtare 19-21” dhe këto ngjarje janë dëshmi për kapacitetin e shkëlqyeshëm të këtij poligoni për trajnim”, deklaroi Pit Raul, nënkolonel.

    Rikonstruktimi në “Krivollak” ka filluar në vitin 2020. Është punuar në ruajtjen e infrastrukturës ekzistuese dhe asaj të re, ndërsa në këtë periudhë po ndërtohen, rikonstruohen dhe sanohen objekte, tualete dhe impiante trajtimi. Në periudhën që vijon është planifikuar furnizim i 32 kontejnerëve për akomodim të cilat do të rrisin kapacitetin akomodues të poligonit.

    Lajmi Paraprak

    ASh: Kamçevi e ka blerë lirinë

    Lajmi i rradhës

    Llukarevska: Të hënën prezantojmë emrat e qeverisë së re, në fundjavë votimi final i qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë